Formacioni më i mirë i fazës së 1/16-tës: Këta janë yjet që shkëlqyen më së shumti


Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/16-tës, është përzgjedhur formacioni më i mirë me skemën 4-4-2, ku bëjnë pjesë futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre dhe ndikuan drejtpërdrejt në kualifikimin e kombëtareve të tyre.
Në portë është Orlando Gill (Paraguai), i cili u dallua me pritje vendimtare dhe siguri gjatë gjithë ndeshjes.
Mbrojtja përbëhet nga Marc Cucurella (Spanjë) në krahun e majtë, dyshja e qendrës Lisandro Martinez (Argjentinë) dhe Jose Canale (Paraguaj), ndërsa në të djathtë vendoset Pedro Porro (Spanjë).
Ndërkohë, mesfusha sjell një kombinim të balancës dhe kreativitetit.
Julian Quinones (Meksikë) dhe Michael Olise (Francë) ofrojnë shpejtësi dhe rrezik nga krahët, ndërsa Stephen Eustaquio (Kanada) dhe Malik Tillman (SHBA) kontrollojnë qendrën me paraqitje të nivelit të lartë.
Në repartin ofensiv, dyshja Kylian Mbappe (Francë) dhe Lionel Messi (Argjentinë) udhëheqin sulmin.
Të dy ishin protagonistë absolutë në fazën e 1/16-tës, duke bërë diferencën me gola, asistime dhe cilësinë e tyre në momentet vendimtare.
Formacioni i plotë: Gill; Cucurella, Martinez, Canale, Porro; Quinones, Eustaquio, Tilman, Olise; Mbappe, Messi.
















































