LAJMI I FUNDIT:

Formacioni mbresëlënës i Man Utd për sezonin 2022/23, nëse ata nënshkruajnë pesë objektivat e tyre të verës

Formacioni mbresëlënës i Man Utd për sezonin 2022/23, nëse ata nënshkruajnë pesë objektivat e tyre të verës

Fillimi i Manchester United në sezonin 2022/23 nuk mund të kishte shkuar më keq, pasi pësuan dy humbje turpëruese në dy ndeshjet e para, kështu që drejtuesit e klubit dhe trajneri Erik ten Hag synojnë të përforcohen maksimalisht deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Tifozët e Unitedit hynë në sezonin e ri me një optimizëm të kujdesshëm, por që është kthyer në fatkeqësi dhe zymtësi në harkun e vetëm dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë e United në sezonin e ri të Ligës Premier i pa ata të mposhtur 2-1 në Old Trafford nga Brighton, ndërsa në ndeshjen e dytë u mposhten thellë 4-0 nga Brentford.

Gjërat duken edhe më të zymta për Djajtë e Kuq tani dhe mungesa e nënshkrimeve të klubit nuk po i ndihmon gjërat.

Ten Hag pas humbjes turpëruese: Më vjen keq për tifozët, kemi nevojë lojtarë të rinj dhe cilësorë
Lexo po ashtu Ten Hag pas humbjes turpëruese: Më vjen keq për tifozët, kemi nevojë lojtarë të rinj dhe cilësorë

Deri më tani, United ka arritur të sjellë vetëm Tyrell Malacia, Lisandro Martinez dhe Christian Eriksen, ndërsa ka dështuar në ndjekjen e tyre afatgjatë të Frenkie de Jong.

Kjo situatë ka bërë që drejtuesit dhe trajneri të mendojnë përforcimin me lojtarë të rinj që mund ta përmirësojnë skuadrën, pasi edhe Cristiano Ronaldo pritet të largohet.

Mediumi The Telegraph raportoi se Djajtë e Kuq synojnë pesë nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar dhe nëse ata arrijnë të gjithë, 11-ja titullare e Ten Hag do të ishte mjaft mbresëlënëse.

Për mbrojtës është etiketuar Thomas Meunier i Borussia Dortmundit, ndërsa mesfushor qendre pëlqehen ylli i Real Madridit, Casemiro dhe ai i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sulmues anësor që synohet të transferohet është amerikani i Chelseat, Christian Pulisic, ndëras sulmues qendre Pierre-Emerick Aubameyang i Barcelonës.

Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës
Lexo po ashtu Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës

Por, si do të luante Unitedi i Ten Hag në sezonin 2022/23 nëse këto transferime do të materializoheshin.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport ka publikuar formacionin e mundshëm me përforcime dhe kjo 11-she duket thjeshte mbresëlënëse dhe mund t’i bënte tifozët e Unitedit të ëndërrojnë.

Formacioni më i mirë i mundshëm i Man Utd për sezonin 2022/23

David De Gea, Thomas Meunier, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Tyrell Malacia, Casemiro, Sergej Milinkovic-Savic, Bruno Fernandes, Jadon Sancho, Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Pulisic

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori