LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i L’Equipes për vitin 2022 ngjallë shumë reagime

Formacioni i L’Equipes për vitin 2022 ngjallë shumë reagime

Lionel Messi po kalon nëpër një vit të jashtëzakonshëm. Argjentinasi ishte shumë nën standardet e tij tepër të larta në sezonin e tij të parë në Paris Saint-Germain.

Por, ai është kthyer në maksimumin e tij të paluajtshëm këtë sezon. Ylli 35-vjeçar shënoi 12 herë dhe shënoi 14 asistime për skuadrën franceze para fillimit të Kampionatit Botëror.

Më pas ai udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Katar. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi shtatë herë dhe fitoi Topin e Artë të Botërorit.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në gjysmën e dytë të vitit 2022 do të thotë se ai është përfshirë në ekipin më të mirë të vitit të L’ Equipe.

Por, kush tjetër i ka bërë mjaftueshëm përshtypje mediumit francez për ta përfshirë në të:

Portieri: Thibaut Courtois (Real Madrid)

Courtois ishte i jashtëzakonshëm pasi Real Madrid mundi Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve në maj.

Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker (Manchester City)

Walker mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Mbrojtës qendror: Virgil van Dijk (Liverpool)

Van Dijk përfundoi i 16-ti në Topin e Artë të vitit 2022.

Mbrojtës qendror: Josko Gvardiol (RB Leipzig)

Gvardiol tregoi pse ai konsiderohet si një nga të rinjtë më të talentuar në botë me një sërë paraqitjesh të shkëlqyera për Kroacinë në Botëror.

Mbrojtës i majtë: Theo Hernandez (Milan)

Hernandez udhëhoqi Milanin në titullin e tyre të parë në Serie A në 11 vjet në sezonin 2021/22.

Mesfushor qendror: Luka Modric (Real Madrid)

Modric është ende i fortë në moshën 37-vjeçare.

Mesfushor qendror: Casemiro (Real Madrid/Manchester United)

Casemiro luajti një rol kyç në suksesin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve në maj. Ai ka shënuar hapa të mëdhenj pas një fillimi të ngadaltë të aventurës në Manchester United.

Anësor i djathtë: Lionel Messi (Paris Saint-Germain)

Messi nuk ia doli të ishte në mesin e të nominuarëve për Topin e Artë pas një sezoni të dobët (2021/22). Ai tani është kthyer në maksimumin e tij.

Anësor i majtë: Kevin De Bruyne (Manchester City)

Vendi i De Bruyne në 11-shen më të mirë nuk mund të diskutohet. Ai është mesfushori më i mirë në futbollin botëror.

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid)

Benzema fitoi Topin e Artë për shkëlqimin e tij në sezonin 2021/22.

Sulmues: Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Ajo që Mbappe ka arritur në moshën vetëm 24-vjeçare është befasuese.

Lëshime të dukshme

Erling Haaland ka qenë një makineri golash për Manchester Cityn që nga transferimi i tij gjatë verës nga Borussia Dortmund, por mungon në formacionin e L’Equipes.

Gjithashtu nuk ka vend për Neymarin dhe dyshen e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Federico Valverde.

Reagojnë tifozët

11-ja e mediumit francez ka shkaktuar një bujë të vërtetë me përfshirjen e Van Dijk në të.

Të tjerë kanë vënë në dyshim përfshirjen e Walker dhe Gvardiol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori