LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar BKT Superligë.

Ka qenë një javë me plot derbi ku nuk kanë munguar edhe rezultatet mjaftë interesante.


Ballkani ka vazhduar me fitore pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat të pastër 2-0, derisa Gjilani ka vazhduar ndeshjet e mira e me ‘manita’ duke mposhtur Feronikelin 5-1.

Llapi është rikthyer te fitorja ndaj Dritës pas tri viteve, pasi i ka mposhtur gjilanasit me rezultat minimal 1-0, fitore që erdhi pas 10 ndeshjeve mes dy ekipeve e ku llapjanët nuk kishin arkëtuar pikët e plota.

Dukagjini ka marrë njërën nga fitoret më të rëndësishme duke triumfuar 0-1 në udhëtim te Drenica, derisa Malisheva ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Ulpianës.

Redaksia e sportit në portalin më të madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur si gjithmonë më të mirët e javës në futbollin kosovar.

Portieri

Altik Muhaxhiri ka qenë fantastik në fitoren e madhe që Dukagjini mori në udhëtim te Drenica. Portieri gjakovar bëri katër pritje vendimtare duke shpëtuar skuadrën e tij pa pësuar gol.

Mbrojtja

Armend Thaqi vazhdon shkëlqimin në krahun e djathtë me Ballkanin. Mbrojtësi i djathtë ishte fantastik në repartin defensivë duke ndalur çdo sulm të mysafirëve, derisa dha kontribut të madh edhe në ofensivë me depërtimet dhe harkimet e rrezikshme.

Në qendër të mbrojtjes vjen kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu që ka bërë një ndeshje të madhe ndaj Ulpianës. Kryeziu ishte i pakalueshëm në mbrojtje, derisa në dy tentime edhe rrezikoi portën e mysafirëve.

Elvis Prençi nënjë ndeshje tjetër të rëndësishme tregoi se është lider i Llapit në defensivë. Mbrojtësi nga Shqipëria ndali për mrekulli sulmuesin qendror më të rrezikshëm në ligë, Marko Simonovskin.

Krahu i majtë i mbrojtjes mbulohet nga Arbër Shala. Mbrojtësi rahovecias ishte më i miri te Dukagjini, duke shënuar edhe golin për tre pikët e mëdha.

Mesfusha

Ergyn Ahmeti u rikthye nga lëndimi dhe i ka dhënë energji të madhe Dukagjinit. Mitrovicasi ishte fantastik në duel me Drenicën duke dominuar në mesfushë.

Në qendër të mesfushës së bashku me Ahmetin është edhe Arbnor Ramadani i Llapit. Mesfushori gjilanas shkëlqeu ndaj ish-skuadrës duke dominuar përballë mesfushës me plot yje të Dritës. Ramadani ishte motorri i llapjanëve duke shkatërruar të gjitha aksionet e mysafirëve e duke ndërtuar ato të vendasve.

Blend Baftiu vjen në pozitën e mesfushorit ofensivë në kuadër të formacionit më të mirë të xhiros së 29-të. Baftiu ka qenë fantastik ndaj Prishtinës, duke rrezikuar në disa raste ish-skuadrën e tij dhe duke shënuar golin e parë për Ballkanin në këtë sfidë.

Në krahun e djathtë vije Nazmi Gripshi që ka qenë i pandalshëm në përballjen Ballkani – Prishtina. Durrsaku fillimisht fitoi penallti e pastaj asistoi edhe në dy golat e skuadrës së tij ndaj Prishtinës.

E në krahun e majtë vjen Ronald Sobowale i Malishevës. Anglezi ishte i pandalshëm ndaj Ulpianës, ku realizoi edhe golin e fitores për malishevasit.

Sulmi

Keita Razak Aziz ka qenë më meritori për fitoren e Gjilanit 5-1 ndaj Feronikelit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shkëlqeu me dy gola e një asistim në këtë triumf të ‘Skifterave’.

Trajneri i javës

Armend Dallku merr epitetin e trajnerit të xhiros së 29-të në BKT Superligë. Trajneri vushtrrias ka marrë njërën nga fitoret më të rëndësishme me Dukagjinin në udhëtim te Drenica. Dallku në konkurrencë për trajnerin e javës ka mposhtur emrat si Ilir Daja e Tahir Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori