LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Shqipëria për fitore në Maqedoni

Formacionet zyrtare: Shqipëria për fitore në Maqedoni

Në Strumicë zhvillohet ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në Grupin G, me katër pikë më pak se Italia që pozicionohet në vend të dytë. Prandaj, skuadra shqiptarë do të kërkojë pikë të plota përballë fqinjit të vet.


Maqedonia është e parafundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë nga dy fitore.

Trajnerët Igor Angelovski dhe Christian Panucci luajnë me formacionet e tyre më të mira në këtë duel.

Formacioni zyrtar i Maqedonisë: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Agolli, Ajeti, Mavraj, Kukeli, Lila, Roshi, Llullaku, Hyka, Sadiku.

/Telegrafi/