LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Sevilla dhe Reali zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së gjashtë

Formacionet zyrtare: Sevilla dhe Reali zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së gjashtë

Në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së gjashtë në La Liga, ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit.

Në pesë xhirot e para të këtij fillimsezoni, andaluzianët i kanë fituar dy ndeshje, një e kanë barazuar dhe dy të tjera i kanë humbur. Në këtë mënyrë, pozicionohen në vend të nëntë në tabelë me shtatë pikë të arkëtuara.


Los Blancos i kanë fituar katër takime dhe në një ndeshje kanë barazuar, ndërsa me 13 pikë të grumbulluara pozicionohen në vend të dytë. Pikë të barabarta ka edhe lideri Barcelona.

Ekipi i Julen Lopetegui duhet ta fitojë ndeshjen për të qëndruar në hap me Blaugranët në tabelë.

Mirëpo, edhe Pablo Machin dëshiron që skuadra e tij të ngjitet më lartë në tabelë, prandaj do të jetë një ndeshje me shumë angazhim nga të dyja ekipet.

Njëmbëdhjetëshi startues i Sevillas: Vaclik, Carrico, Kjaer, Sergi Gomez, Navas, Banega, Arana, Sarabia, Franco Vázquez, Andre Silva, Ben Yedder.

Njëmbëdhjetëshi startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Asensio.

/Telegrafi/