Real Madridi është mysafir i Galatasarayt në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kanë regjistruar një humbje dhe një barazim në Grupin A dhe me vetëm një pikë të arkëtuar qëndrojnë në fund të tabelës.

Skuadra turke po ashtu ka regjistruar një barazim dhe një humbje, ashtu që me një pikë të fituar ndodhet mbi Realin në renditje.

Trajnerët Fatih Terim dhe Zinedine Zidane i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Galatasarayt: Muslera, Mariano, Luyindama, Donk, Marcao, Nagatomo, Nzonzi, Seri, Belhanda, Babel, Andone.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Kroos, Valverde, Rodrygo, Hazard, Benzema.

Ndeshja tjetër e Grupit A zhvillohet ndërmjet Club Brugge dhe Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/