LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: PSG – RB Leipzig

Formacionet zyrtare: PSG – RB Leipzig

Paris Saint-Germain dhe Rasenball Sport Leipzig i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e tyre të dytë në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra gjermane 2-1, derisa sonte parisienët i presin në Parkun e Princave nga ora 21:00.


Për këtë sfidë, Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Juan Bernat, Julian Draxler, Idrissa Gueye (karton i kuq), Mauro Icardi, Timo Kherer dhe Kimpembe (karton i kuq), që janë të lënduar.

Në anën tjetër, RB Leipzig do të jetë pa Halstenbegr, Hartmann, Klostermann dhe Kevin Laimer që janë të lënduar, derisa Hwang Hee-Chan, është i infektuar me coronavirus.

Formacioni startues i PSG-së: Navas, Marquinhos, Mbappe, Paredes, Neymar, Di Maria, Danilo, Herrera, Diallo, Florenzi, Baker.

Formacioni startues i RB Leipzig: Gulacsi, Angelino, Upamecano, Konate, Sabitzer, Haidara, Poulsen, Forsberg, Nkunku, Mukiele, Olmo. /Telegrafi/