Në San Siro zhvillohet ndeshja e të tetës së finales në Kupën e Italisë, ndërmjet Milanit dhe Torinos.
Kampioni i Italisë planifikon të arrijë sa më larg edhe në Coppa Italia, andaj në këtë përballje luan për të vazhduar tutje.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Ivan Juric kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Skuadra fituese në çerekfinale do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Fiorentinas dhe Sampdorias. /Telegrafi/