LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Juve-Roma, kryendeshja e javës së tetë në Serie A

Formacionet zyrtare: Juve-Roma, kryendeshja e javës së tetë në Serie A

Në Allianz Stadium, Juventusi dhe Roma zhvillojnë ndeshjen kryesore të javës së tetë në Serie A.

Pas fillimit aspak të mirë të sezonit, Zonja e Vjetër është rikthyer te rezultatet pozitive dhe është ngritur në kuotën e 11 pikëve, nga tri fitore, dy barazime dhe dy humbje.


Giallorossët kanë regjistruar pesë fitore dhe dy humbje, ashtu që kanë grumbulluar 15 pikë.

Strategët Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Chiesa, Kean.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Veretout, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.

/Telegrafi/