Interi dhe Eintracht Frankfurti ndeshjen e parë e mbyllën pa gola, ndërsa kjo kthyese që zhvillohet në Guiseppe Meaza, do ta vendos skuadrën që kalon tutje.

Interi ka shumë mungesa të rëndësishme si Mauro Icardi, Radja Nainngolan, Miranda, Lautaro Martinez e Kwadwo Asamoha.

Për këtë ndeshje Luciano Spaletti ka vendosur të luajë në mbrojtje me De Vrij e Skriniar.

Në mesfushë luajnë emra si  Vecino e Valero.

Sulmi i është besuar Keita, Perisic, Politano e Candreva.

Në anën tjetër gjermanë kanë vendosur të luajnë me Gacinovic, Haller e Jovic.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Inter: Handanovic, Cedric, De vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Vecino, Valero. Candreva, Politano, Perisic, Keita.

Eintracht: Trapp; N’Dicka, Hinteregger, Hasebe, da Costa; Kostic, Willems, Rode, Gacinovic; Haller, Luka Jovic.