Formacionet zyrtare, Francë - Irak: Deschamps ndryshon diçka në sulm


Gjithçka është gati për përballjen mes Francës dhe Irakut në kuadër të xhiros së dytë të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Francezët synojnë të sigurojnë kualifikimin në fazën eliminatore pas fitores bindëse në ndeshjen hapëse, ndërsa Iraku kërkon pikët e para në turne.
Didier Deschamps ka hedhur në fushë formacionin më të fortë, me Kylian Mbappé që udhëheq repartin ofensiv së bashku me Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Bradley Barcola.
Në anën tjetër, Iraku do të mbështetet te Basil në portë dhe te sulmuesi Hussein për të tentuar surprizën ndaj njërit prej favoritëve të turneut.
Franca vjen në këtë sfidë me moral të lartë pas triumfit në debutim, ku shkëlqyen Michael Olise dhe Kylian Mbappé, ndërsa Iraku synon të rezistojë ndaj presionit të “Les Bleus” dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Formacioni i Francës: Maignan, Digne, Upamecano, Koundé, Saliba, Koné, Rabiot, Dembélé, Mbappé, Michael Olise, Barcola.

Formacioni i Irakut: Basil, Ali, Tahseen, Hashim, Doski, Bayesh, Iqbal, Alammari, Ismael, Qasem, Hussein.

/Telegrafi/







































