Formacionet zyrtare, edhe Tottenhami në tentim për të shtyrë festën e titullit të Cityt

Tottenham Hotspur - Manchester City, është derbi i xhiros së 34 në Ligën Premier.
Pas humbjes nga Manchester Unitedi, skuadra e Pep Guardiolas do bëjë gjithçka të fitojë dhe me këtë rast të festojnë titullin e Ligës Premier (nëse lëshon pikë Man Utd të dielën).
Por, nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi Spurs janë të interesuar për fitore për të siguruar kështu vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Formacioni zyrtar i Tottenhamit: Lloris, Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Lamela, Eriksen, Dele, Kane.
Formacioni zyrtar i Cityt: Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Delph, Gundogan, Silva, De Bruyne, Sane, Sterling, Jesus. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































