LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Drita – Trepça ’89

Formacionet zyrtare: Drita – Trepça ’89

Drita dhe Trepça ’89 i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen që zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës.

Të dy skuadrat kanë publikuar skemat e tyre se si do të luajnë këtë ballafaqim që fillon nga ora 14:00 në stadiumin “Selami Osmani – Bezi”.


Drita aktualisht ka vetëm dy ndeshje të zhvilluara dhe renditet në vendin e pestë me gjashtë pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, Trepça ’89 ka dy fitore dhe dy humbje, në pozitën e gjashtë me po aq pikë sa gjilanasit.

Formacioni startues i Dritës: Maloku, Brdarovski, Gerbeshi, Cuculi, Arago, Vucaj, B.Shabani, Xh.Shabani. Fazliu, Alidema, Rexha.

Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Deida, Kaqiku, Berisha, Kaçar, Nimani, Jashari, Darwish, Arb Muja, Ard Muja, Bismark.  /Telegrafi/