LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Brighton – United

Formacionet zyrtare, Brighton – United

Manchester United do të mundohet të shënojë fitore edhe në xhiron e 36 të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq do të luajnë si mysafirë në stadiumin “Amex” kundër skuadrës së Brightonit.

Kjo e fundit ende nuk e ka siguruar edhe matematikisht qëndrimin edhe për një vit në ligën elitare angleze gjersa të besuarit e Jose Mourinhos do t’i shohim edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku ka disa ndryshime në ekipet respektive.

Romeo Lukaku nuk do të jenë në gjendje të ndihmojë skuadrën e Unitedit shkaku i një lëndimi të pësuar ditë më parë ndërsa nuk është ftuar as Alexis Sanchez.

Steve Sidwell nuk do ta shohim në këtë takim të rëndësishëm shkaku i një dëmtimi të këmbës së djathtë.

Brighton: Ryan, Bruno, Duffy, Dunk, Bong, Knockaert, Stephens, Propper, Izquierdo, Gross dhe Murray.

United: De Gea, Darmian, Smalling, Marcos Rojo, Young, Matic, Fellaini, Pogba, Mata, Rashford dhe Martial. /Telegrafi/