LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Brazil – Meksikë: Marcelo nuk ia del

Formacionet zyrtare, Brazil – Meksikë: Marcelo nuk ia del

A do të vazhdojnë befasitë në Kampionatin Botëror, ku kombëtaret e mëdha po eliminohen nga ato mesatare?

Një tjetër e tillë mund të ndodhë edhe sot, pasi kombëtarja e Brazilit do të përballet me një kundërshtar tejet të rrezikshëm si Meksika.


Meksikanët arritën ta mposhtin edhe kampionin në fuqi të botës Gjermaninë duke lënë pa u kualifikuar nga grupi.

Ndeshje tejet interesante pritet të jetë mes dy kombëtareve, pasi meksikanët janë të bindur se mund ti befasojnë brazilianët.

Ndërkohë në kampin e Brazilit janë optimist se do të arrijnë lart në Rusi.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson, Fagner, Filipe Luis, Miranda, Thiago Silva, Casemiro, Coutinho, Paulinho, Willian, Jesus, Neymar JR.

Meksika: Ochoa, Ayala, Salcedo, Marquez, Herrera, Alvarez, Guadrado, Gallaro, Carlos Vela, Hernandez, Lozano.

/Telegrafi/