LAJMI I FUNDIT:

Formacionet më të mira të dekadës te shtatë klubet e mëdha në Ligën Premier

Formacionet më të mira të dekadës te shtatë klubet e mëdha në Ligën Premier

Mediumi i njohur britanik Sky Sports ka emëruar ekipet më të mira të dekadës për çdo skuadër në Ligën Premier dhe kur i shikon sheh gjëra interesante.

Ekspertët dhe gazetarët e mediumit të madh britanik janë mbledhur në fundjavën e fundit të vitit 2019 për të zgjedhur ekipet më të mira të dekadës për secilën prej 20 skuadrave.

Më poshtë, Telegrafi u sjell lexuesve të vet formacionet më të mira të dekadës për shtatë klubet më të mëdha të cilësuara në këtë dekadë.

Liverpool

Lideri ligës angleze, Liverpooli, ka nëntë nga 11 lojtarët aktualë, të cilët fituan sezonin e kaluar Ligën e Kampionëve dhe po dominojnë këtë sezon Ligën Premier.

Dy zgjedhjet e tjera të tij ishin legjenda Steven Gerrard dhe sulmuesi tashmë i Barcelonës, Luis Suarez, të cilët patën ndikim në gjysmën e parë të dekadës.

Manchester City

Kampioni aktual, Manchester City, ka zgjedhje interesante në formacionin e tyre të dekadës. Zgjedhja e parë e diskutueshme llogaritet përfshirja e portierit Ederson para legjendës Joe Hart.

Pavarësisht nga cilësia e qartë e Ederson, katër çmimet e ‘dorezave të arta’ të Hartit janë më të lartat e përbashkëta në historinë e ligës dhe ai është i pafat për të mos e futur në formacion.

Pjesa tjetër e skuadrës zgjedh legjenda, si Vincent Kompany, David Silva dhe Sergio Aguero, ndërsa nuk mungojnë as emra, si Kevin de Bruyne dhe Yaya Toure.

Manchester United

Skuadra e kuqe e Manchesterit ka kaluar një kohë shumë të errët së fundmi. Që nga pensionimi i trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson, në vitin 2013, Unitedi nuk po arrin ta gjejë formulën e suksesit.

Sidoqoftë, një shkëndijë e ndritshme ka qenë Marcus Rashford që e bën atë të vetmin nga të rinjtë në formacionin e dekadës te Djajtë e Kuq.

Në formacion nuk mungojnë yje e mëdha, si Ryan Giggs, Paul Scholes, Rio Ferdinand dhe Wayne Rooney.

Leicester City  

Historia më e madhe e suksesit të dekadës ka qenë pikërisht Leicester City. Brendan Rodgers tani po i udhëheq në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier dhe ata befasisht fituan titullin kampion në vitin 2016.

Nuk është për t’u habitur që skuadra e tyre është e përbërë nga shumë lojtarë që e fituan trofeun nën urdhrat e Claudio Ranierit.

N’Golo Kante, Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez janë disa nga emrat e mëdhenj që kanë zënë vend në formacionin e dekadës.

Chelsea

Chelsea gjithashtu ka shijuar një dekadë të suksesshme dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm të paktën një herë që nga viti 2010.

Kështu që nuk befason që skuadra e tyre vjen me një përzierje lojtarësh që luajtën ndër vite nën një laramani menaxherësh.

John Terry, Petr Cech, Frank Lampard, Didier Drogba dhe Eden Hazard, janë yjet që gjenden brenda formacionit të dekadës te Blutë.

Arsenal

Në Londrën e Veriut, Arsenali ka pasur një dekadë jo të mirë në kampionat, por tifozët e tyre kanë mundur të shohin disa lojtarë të shkëlqyer.

Te Topçinjtë, sigurisht se nuk mungojnë emra të mëdhenj, si Robin Van Persie, Mesut Ozil, Santi Cazorla dhe Alexis Sanchez.

Tottenham Hotspur

Në anën tjetër, edhe Spursat kanë prodhuar yje ndër vite, ku disa nga ta janë bërë pjesë e klubeve të mëdha evropiane.

Gareth Bale, Luka Modric, Harry Kane, Dele Alli dhe Christian Eriksen janë ndër yjet e mëdha që gjenden në formacionin e dekadës te Tottenhami.

Shpresojmë se dekada e ardhshme do të shohë një tjetër kulturë të madhe të lojtarëve që bëhen legjenda të futbollit anglez.

Por, ju lexues kush mendoni se e ka ekipin më të mirë të dekadës në Ligën Premier?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori