Borussia Monchengladbachu dhe Interi zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane ka arkëtuar shtatë pikë nga katër ndeshjet e mëparshme, ashtu që me fitore do ta siguronte kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Nerazzurrët kanë vetëm dy pikë dhe duhet doemos të fitojnë që t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim eventual në fazat e mëtutjeshme të garës më të madhe evropiane për klube.
/Telegrafi/