Stephan El Shaarawy dhe Pedro Rodriguez pritet ta mbështesin Edin Dzekon në sulmin e Romës për sfidën ndaj Sporting Bragas në Ligën e Evropës.
Skuadra e Paulo Fonsecas fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim në sfidën e parë, ashtu që është favorite për të vazhduar tutje.
Megjithatë, trajneri ka vendosur që të angazhojë një skuadër të fortë për ta siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.
/Telegrafi/