LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Porto – Juventus, sfida e parë e 1/8 së finales

Formacionet e mundshme: Porto – Juventus, sfida e parë e 1/8 së finales
(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Alvaro Morata është favorit për të startuar krahas Cristiano Ronaldos në sulmin e Juventusit, në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Sonte (e mërkurë), Zonja e Vjetër është mysafire e ekipit portugez në Estadio do Dragao për takimin e parë të 1/8 së finales në garën më të madhe evropiane për klube.


Trajneri Andrea Pirlo ka konfirmuar në konferencën për shtyp se megjithëse kanë udhëtuar me skuadrën, Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala nuk mund të luajnë dhe do të qëndrojnë në tribuna.


Formacionet e mundshme

Porto (4-3-3): Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Zaidu; Sergio Oliveira, Uribe, Otavio; Corona, Marega, Diaz.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo.


/Telegrafi/