LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Unitedi në kërkim të fitores ndaj Benficas

Formacionet bazë: Unitedi në kërkim të fitores ndaj Benficas

Manchester Unitedi është mysafir i Benficas në Estadio da Luz për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në dy ndeshjet e para, Djajtë e Kuq kanë arkëtuar pikë të plota duke fituar edhe ndaj Baselit (3-0), edhe ndaj CSKA Moskës (4-1).


Benfica nuk e ka arkëtuar asnjë pikë në dy takimet e para, të cilat i ka humbur (2-1 nga CSKA Moska dhe 5-0 nga Baseli).

Ekipi i Jose Mourinhos është favorit për të regjistruar edhe fitoren e radhës, përkundër se luan si mysafir.

Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Rui Vitorias do të japin maksimumin në përpjekje që të marrin pikët e para në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Formacionin bazë i Benficas: Svilar, Douglas, Ruben Dias, Luisao, Grimaldo, Fejsa, Filipe Augusto, Pizzi, Salvio, Diogo Goncalves, Raul.

Formacioni bazë i Manchester Unitedit: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Blind; Herrera, Matic; Mata, Mkhitaryan, Rashford; Lukaku.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A luajnë CSKA Moska dhe Baseli. /Telegrafi/