LAJMI I FUNDIT:

“Forcë dhe kurajë, ti mund t’ia dalësh”, mesazhi i fuqishëm i figurave publike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

“Forcë dhe kurajë, ti mund t’ia dalësh”, mesazhi i fuqishëm i figurave publike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Të gjithë e dimë tashmë që tetori është emëruar me emrin “Muaji Rozë”, kjo për arsye se ky muaj i kushtohet tërësisht femrave të prekura nga sëmundja e Kancerit të Gjirit, sëmundje e cila u merr jetën një përqindje mjaft të madhe të njerëzve.

Por a e dini se kjo sëmundje ndikohet shumë edhe nga perceptimi dhe gjendja juaj emocionale. Të jesh e prekur nga një sëmundje e tillë nuk është aspak turp, madje një guxim, forcë dhe kurajo për tu përballur me një sfidë të tillë të vetes.


Shpesh herë sëmundja nuk është aq e dhimbshme sa “frika” nga paragjykimet që bëhen në shoqërinë e vendit tonë.

dora

Sot (e shtunë) në Prishtinë organizohet ecja simbolike kundër Kancerit të gjirit, e cila do të ketë për qëllim vetëdijesimin e popullsisë për kujdesin ndaj shëndetit.

Telegrafi me rastin e muajit rozë, ju sjellë ekskluzivisht disa prej grave dhe femrave më të suksesshme shqiptare nga fusha të ndryshme, të cilat duan t’ju përcjellin një mesazh, dhe t’ju japin kurajon për të vazhduar përpara:

Ulpiana Lama

ulpiana

“Kujtoj posterin e parë sensibilizues. Ishte prill 2004, Paris. Pak a shumë i tille ‘në të 20-tat, doja të dukej bukur dhe tu pëlqente djemve. Në të 30-tat dadoja e ushqente mirë fëmijën tim. Në të 40-tat dua të jetë i shëndetshëm; kujdesu për gjoksin. Bëj rregullisht kontrolle’. Në 2005 kam takuar një zonje në Prishtinë që i kishte mbijetuar kancerit. Ishte e rrallë për kohën. Për mua një mrekulli. Kam humbur njerëz shumë të dashur nga kanceri ndaj e admirova mbijetesën dhe energjitë e zonjës për të sensibilizuar. Nga ajo kohë dhe falë teknologjisë së parandalimit dhe shërimit, është më i madh numri i fitueseve sesa humbëseve. Beteja me kancerin e gjirit është serioze por jo më e pamundur. Të mos harrojmë: Nis e gjitha me kontrolle të rregullta vjetore.”

Atifete Jahjaga

ahtiefete-jahjaga-kanceri-i-gjirit

“Kanceri i gjirit mund të prek secilin prej nesh. Në Kosovë çdo vit po regjistrohen mesatarisht 300 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit, që i bie që në çdo 8 gra, një nga ne është e rrezikuar. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë sëmundje është zbulimi i hershëm përmes kontrolleve të rregullta mjekësore, të cilat urgjentisht duhet të bëhen pjesë e kulturës tonë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të neglizhohen. Andaj sot dhe gjatë këtij muaji kur mobilizohemi për ta ngritur vetëdijen për rrezikun e kësaj sëmundje në komunitetet dhe rrethin tonë, ju bëj apel qe t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj. Përballja me kancer është e vështirë. Me këtë rast dua t’i falenderoj familjet që kujdesen për të afërmit e tyre, personelin mjekësor që ofron kujdesje, aktivistët që angazhohen për ta ngritur vetëdijen për rëndësinë e kontrolleve mjekësore dhe rrethin që solidarizohet dhe mbështet të prekurit dhe familjet e tyre. Me kujdes te shtuar, kurajo dhe përkrahje, bashkarisht, nuk do të dorëzohemi në luftën kundër kësaj sëmundje.”

Teuta Krasniqi

teuta-krasniqi

“Unë mendoj se duhet gjithsesi të bëhen ekzaminime të rregullta dhe vizita të rregulllta tek doktori, pasi ekzaminimi i menjëhershëm mund të shpëtojë jetë. Nuk duhet apsolutisht të neglizhohet ky process, andaj kjo do të ishte thirrja ime kryesore. Sot më shumë se kurrë kemi çasje në informacione që gjenden në internet, andaj unë do propozoja që vazhdimisht të mos lexohen dhe tu kushtohet vëmendje shkrimeve të kota, por të fokusohemi më shumë në informimin e duhur për shëndet, sepse shëndetin nëse e humb, është shumë e vështirë me e rikthy ose e pamundur.”

Blerta Deliu – Kodra

blerta2

“Sigurisht që viteve të fundit është rritur vetëdija në raport me gratë që kryejnë trajtimet dhe kontrollat në lidhje me Kancerin e gjirit, gjersa e vetmja mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje është kontrollimi I hershëm. Sipas hulumtimeve të bëra është vërtetuar se vite më pare gratë nuk kanë bërë kontrollat e duhura rreth kësaj sëmundje, janë kontrolluar ndoshta një here në 30 vite, dhe ky proces nuk është përsëritur më. Mënyra më e mire që të parandalohet kjo sëmundje janë kontrollat sistematike. Gratë duhet të vetëdijësohen më tepër, pasi tashmë është mundësia e kontrollimit përmes mamografit. Vitin e kaluar 44 raste janë ekzaminuar përmes mamografit, janë përfshirë trajtime në 21 fshatra. Vetëm 2% e grave të popullsisë kanë bërë trajtimin e duhur, një shifër sigurisht e vogël, por që vetëdija duhet të ngritet, dhe unë personalisht jam pjesë e kampanjës kundër Kancerit të gjirit.”

Rona Nishliu

rona-nishliu

“Ndjej dhe shoh se kjo sëmundje është përhapur dukshëm, pavarësisht kontrolleve të nevojshme që mundësojnë identifikim më të hershëm.
Sot, kur ka shumë informacion, të gjitha ne duhet të jemi me të kujdesshme, ta shfrytëzojmë të gjithë informacionin për të mirën e shëndetin tonë, që të parandalojmë fatkeqësi të mëdha. Pra, gra a vajza, në vend se të instragram-oni gjinjtë, më mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Në rastin më të keq, jemi të ndërtuara t’u bëjmë ballë të gjitha sfidave që na sjell jeta. Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shpresë, luftoni pa frikë për veten tuaj. Ju dua”

Blerina Kllokoqi – Rugova

blerinna

“Dje ishte ajo, sot je ti, nesër mund të jem unë, luftoje sa nuk është vonë. Bëj të pamundurën për të ruajtur shëndetin tënd, kujdesu për veten dhe jeto gjithmonë me buzëqeshjen.”

Agnesa Vuthaj

agnesa-vuthaj-kanceri-i-gjirit

“Sigurisht që sipas meje është ngritja e vetëdijes për këtë sëmundje edhe normalisht kontrollimi i rregullt tek doktori për parandalimin e hershëm. Ne këtë vit gjatë realizimit të “Miss Kosova” e kemi pasur edhe një kampanjë me temën e kancerit të gjirit, ku femra të njohura dhe të suksesshme nga e gjithë bota kanë ardhë për të qenë pjesë e panelit të jurisë, dhe sigurisht që kanë përkrahur këtë iniciativë. Gjithashtu unë së bashku me të gjitha konkurrentët e “Miss Kosova 2016” do t’i bashkohemi ecjes në kryeqytet kundër kancerit dhe gjithashtu kemi përgaditur disa bluza të cilat kanë detaje për vetëdijësim dhe do t’i shpërndajmë për të gjithë të pranishmit.”

Mihrije Braha

mihrije-braha-kanceri-i-gjirit

Sigurisht që bota sot na ka ofruar shumë mundësi për të shfletuar dhe për tu njohur nga afër me atë se çfarë I kanoset shëndetit tone, andaj do preferoja shumë që njerëzit të informoheshin sa më shumë rreth sëmundjeve të tilla përmes Internetit ose mediave sociale. Por, gjëja më e rëndësishme është se jo vetëm femrat, por të gjithëve njerëzve do iu bëja lutje që t’i kushtonin sa më shumë kujdes kësaj çështje, të ndjekin informimin e duhur për të mos arritur deri te brenga apo shqetësimi më i madh. Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje ka rëndësi të madhe dhe mund të jetë i suksesshëm. Gjëja më e keqe e kancerit është se nuk shfaq dhimbje në trup, ndodhë të jesh edhe deri në tre muaj brenda tij, por nuk ke simptoma, andaj do ju bëja një lutje të gjithë njerëzve, të cilët rrezikohen nga çdo lloj sëmundje, jo veç sëmundja e kancerit që të bëjnë sa më shumë kujdes, të ruajnë trupin e tyre dhe të bëjnë kontrollet e duhura që të jen të informuar për çdo detaj rreth gjendjes së tyre”.

Juliana Pasha

juliana-pasha
“Vetëm pak ditë më parë unë personalisht bëra një eko në një nga spitalet private në Tiranë pikërisht për arsye sensibilizimi, meqenëse tetori është muaji i sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit. Ne shqiptarët nuk e kemi të zhvilluar në kulturën tonë kontrollin rregullisht tek mjeku. Shpeshherë shkojmë atëherë kur sëmundja ka arritur në faza tepër të vështira për tu kuruar. Këshilla ime në fakt do të ishte për te gjitha vajzat dhe gratë. Nuk duhet ta lëmë dhimbjen të arrijë kulmi. Duhet të kujdesemi për veten duke bërë rregullisht kontrollet e duhura sipas mundësive te gjithësecilit. Jeta është shumë e shenjtë për ta lënë në dorë të fatit dhe rastësisë.”

Personazhet publike shpesh janë një ndikim i mirë për publikun, sepse ata tentojnë që gjithmonë të transmetojnë buzëqeshjen, atë për të cilën njeriu ka nevojë.

Duke shpresuar që të kemi përçuar një mesazh sensibilizues tek publiku, iu referohemi grave të prekura nga kanceri i gjirit: “Tetori është vërtetë muaji i sensibilizimit, por ka edhe 11 muaj të tjerë të vitit që nuk duhet humbur, shijojini ditët në maksimum. Jetoni me forcën, kurajon, dhe mbi të gjitha buzëqeshjen. Lejojani vetës që fjongoja rozë të jetë vetëm një aksesor në veshjen tuaj, jo shirit i brendësisë së shpirtit, i atij shpirti që di të luftojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori