LAJMI I FUNDIT:

“Football Manager”, loja që identifikoi talentin e Messit!

“Football Manager”, loja që identifikoi talentin e Messit!

Kur Alex McLeish ishte trajner i Rangers, në vitin 2002, djali i tij John, i tha se Barcelona kishte dy “fëmijë magjik” që luanin ndonjëherë me skuadrën “C” të klubit dhe se njëri prej tyre do të ishte bërë më i miri i planetit.

John e dinte diçka të tillë sepse ai kishte luajtur “Football Manager” dhe kjo lojë, 14 vjet më parë, kur Messi u regjistrua në Akademinë e Barcelonës, e dinte se argjentinasi do të bëhej futbollisti më i mirë i planetit.


Pavarësisht se djali i tij këmbënguli t’i hidhte një sy 15-vjeçarit Messi dhe 18-vjeçarit Iniesta, McLeish nuk e bëri dhe historia dihet, Messi dhe Iniesta u bënë të lavdishëm te Barcelona. Loja që e pikasi talentin e tyre “Football Manager” sot është më e luajtura në planet.

Asnjë klub, asnjë federatë, asnjëherë firmë analitike, as vetë FIFA nuk ka një database më të pasur se Sports Interactive Games (SIG), firma që prodhon lojën prej 20 vitesh. SIG, me seli në Londër, ka 1200 vëzhgues futbolli të punësuar kudo nëpër botë nga ku merr të dhëna reale për futbollistët në çdo cep të botës.

Gjithsej, mes trajnerëve, futbollistëve, drejtuesve dhe gjyqtarëve, “Football Manager” ka të dhëna të detajuara për karrierën e 650,952 njerëzve, 325,429 nga këta janë ende në aktivitet, të tjerët janë ish-futbollistë. Që nga edicioni i pari i lojës dhe deri më sot, i vetmi futbollist që ka mbetur në aktivitet është Françesko Toti. Klubet e futbollit kanë nisur të përdorin lojën për të marrë të dhëna për talente të ndryshme. Lojë fëmijësh? Jo, sepse një fëmijë nuk mund ta luajë.

Nuk do të besoni se si skauti gjerman e zbuloi Roberto Firminon (Foto)
Lexo po ashtu Nuk do të besoni se si skauti gjerman e zbuloi Roberto Firminon (Foto)

Miles Jacobson është pronari dhe njëkohësisht drejtori i “SIG”. Prej 15 vitesh ai bashkëpunon me Paul dhe Oliver Collyer, të cilët kanë qenë ideatorët e “Football Manager” në dhomën e gjumit, në fillim të viteve ’90. Futbollistë dhe trajnerë të ndryshëm në botë e luajnë këtë lojë.

Sulmuesi francez, Bafetimbi Gomis, e luante për t’u njohur me futbollistët e Swansea, kur shkoi te kjo skuadër nga Lyon në vitin 2014. Paul Pogba është fotografuar duke luajtur lojën në rolin e trajnerit të Chelsea, pikërisht në ditët kur flitej se mesfushori i Juventusit mund të shkonte në “Stamford Bridge”. Ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka pranuar se e ka luajtur këtë lojë për 20 vjet. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori