LAJMI I FUNDIT:

Fonseca i kënaqur me Romën, por nuk mendon shumë për renditjen

Fonseca i kënaqur me Romën, por nuk mendon shumë për renditjen
TURIN, ITALY - JULY 29: AS Roma head coach Paulo Fonseca and Christopher Smalling celebrate victory at the end of the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on July 29, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Roma ka vazhduar me rezultate pozitive në Serie A, teksa ka mposhtur Parman me rezultat 3-0.

Giallorosët janë të pamposhtur në fushë, edhe pse në xhiron e parë e humben ndeshjen 3-0 nga Verona në tavolinë.

Edhe pse askush nuk e priste një Romë të tillë, kryeqytetasit kanë shkëlqyer me rezultate të mira dhe ndeshje të bukura për sy.

I lumtur me paraqitjen e ekipit ndaj Parmës ka mbetur edhe trajneri portugez i Romës, Paulo Fonseca.

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme. Ne shënuam tre gola në pjesën e parë, por ne mund të shënonim më shumë. Ne luajtëm një lojë me momente të shkëlqyera, në pjesën e dytë krijuam situata të tjera shënimi”, tha Fonseca.

“Thjesht jam i përqendruar në ndeshje, jam i kënaqur sepse ekipi po luan mirë dhe po fiton. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të bëjmë këto shfaqje në fushë”, tha Fonesca.

Henrikh Mkhitaryan ka vazhduar shkëlqimin, teksa ka shënuar dy gola të tjerë në këtë takim.

“Mkhitaryan është një profesionist i shkëlqyeshëm, inteligjent, i cili mund të luajë në role të ndryshme dhe me një qëndrim që është një shembull. Kam pasur gjithmonë besim në të”.

Tutje trajneri portugez ka folur edhe për renditjen në kampionatin italian, ku skuadra e tij për momentin është e treta me 17 pikë të grumbulluara.

“Ajo që është e rëndësishme është që unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, ne duhet të rritemi, të shohim që ekipi ka besim dhe ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen tjetër. Nuk dua të mendoj për renditjen”, përfundoi Fonseca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori