LAJMI I FUNDIT:

Fonseca: Humbje e rëndë padyshim, nuk kishim forcë mendore në pjesën e dytë

Fonseca: Humbje e rëndë padyshim, nuk kishim forcë mendore në pjesën e dytë

Paulo Fonseca beson se Roma kishte qasjen e duhur taktike ndaj Manchester Unitedit, por ‘nuk kishte forcë mendore’ në humbjen e tyre në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës me rezultat 6-2.

Reklama

Giallorossët udhëhiqen 2-1 në pjesën e parë, por humben Jordan Veretout, Pau Lopez dhe Leonardo Spinazzola shkaku i dëmtimeve në 37 minutat e para.

Kjo i la ata pa të mangët në të gjitha fazat në pjesën e dytë dhe kjo bëri që të shpartallohen në 45 minutat e dytë dhe të humbin thellë.

Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës
Lexo po ashtu Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës

“Është një humbje e rëndë, padyshim. Mendoj se kemi pasur një pjesë të parë të mirë, por nuk e kemi duruar në të dytën”, ka thënë fillimisht Fonseca për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

“Ne kemi humbur tre lojtarë dhe nuk kishim më zëvendësime. Amadou Diaëara dhe Chris Smalling po luftonin, por unë nuk mund t’i zëvendësoja. Ishte një pjesë e dytë shumë e vështirë për ne”.

“Është e vështirë të shpjegosh se si e bëmë atë pjesë të parë dhe pastaj dolëm për të dytën pa asnjë agresion, duke bërë shumë gabime, duke lënë hapësira”.

“Kur ata shënuan golin e tretë, ekipi nuk kishte forcën mendore për t’u ngritur në këmbë. Është e vështirë të luash kundër një ekipi si Manchester Unitedi gjithsesi, aq më pak kur nuk mund të bëjmë asnjë zëvendësim”.

“Mendoj se është shumë pozitive që kemi arritur në gjysmëfinale dhe kemi luajtur këtë pjesë të parë në Mançester. Kjo dëshmon se skuadra mund të konkurrojë. Sidoqoftë, ne bëmë gjithçka gabim në pjesën e dytë”.

Solskjaer pas fitores ndaj Romës: Asgjë nuk ka përfunduar
Lexo po ashtu Solskjaer pas fitores ndaj Romës: Asgjë nuk ka përfunduar

“Nuk besoj se ishte një problem taktik. Siç e treguam në pjesën e parë, ne i lejuam Mançesterit praktikisht asnjë shans. Zgjedhjet tona ishin ato logjike”.

“Ne kemi humbur lojtarë të rëndësishëm në fillim dhe më pas nuk kemi pasur forcë mendore në pjesën e dytë. Mendoj se kjo ishte çështja”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Ligat tjera
Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Ndërkombëtare
Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Liga e Kampionëve
Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Ligat tjera
Aguero zbulon mesazhin që ia dërgoi Messit kur mësoi se bashkëkombësi i tij po kalonte te Inter Miami

Aguero zbulon mesazhin që ia dërgoi Messit kur mësoi se bashkëkombësi i tij po kalonte te Inter Miami

Ligat tjera
Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Ligat tjera
Kalo në kategori