LAJMI I FUNDIT:

Fobitë e çuditshme të dhjetë VIP-ave

Fobitë e çuditshme të dhjetë VIP-ave

Edhe personazhet e famshëm të botës, sidomos kur bëhet fjalë për aktorë që i duhet të përballen me skena e vendngjarje nga më të ndryshmet për të realizuar xhirimet e tyre, kanë frikëra nga më të ndryshme.

Ndodh që fobitë e tyre të jenë edhe të paimagjinueshme për të tjerët.


10 – Brad Pitt – ka fobi peshkaqenët. Iu deshën shumë vetave ta bindin që të linte fëmijët e tij të mësonin të bënin sërf në det.

9 – Scarlett Johansson – ka fobi shpendët. Madje ajo nuk ka mundur dot të marrë pjesë si protagoniste në një nga filmat e Hitchcock për shkak të së ashtuquajturës ‘ornitofobia’.

8 – David Beckham – ka fobi mungesën e rregullit. ‘Ataksofobia’ quhet ajo që futbollisti ndjen kur nuk i sheh gjërat në vendin e duhur.

7 – Orlando Bloom – ka fobi palmat. Një nga fobitë më të çuditshme kjo, e cila e ka bërë aktorin shpesh të braktisë xhirimet në filmat Piratët e Karaibeve dhe Zoti i Unazave.

6 – Michael Jordan – ka fobi detin. Ish-legjenda e basketbollit me siguri nuk ka pasur frikë të fluturojë për shkak se kërcente gjithnjë e më lart në fushën e lojës, por e pashpjegueshme ishte frika e tij për detin.

5 – Madonna – mbretëresha e popit është shprehur shpesh se ka frikë nga vendet e mbylluar. Vuan nga klaustrofobia.

4 – Nicki Minaj – ka fobi shkallët elektrike. E ka thënë dhe në intervista të shumta se ka një frikë të pakontrolluar kur hipën në ato shkallë

3 – Johnny Depp – ka fobi klounët. “Nuk di ta them nëse është fytyra e tyre e pikturuar apo buzëqeshja e rremë, por di të them që më shkaktojnë një frikë të llahtarshme,” tha aktori.

2 – Megan Fox – një nga aktoret më seksi të Hollivud tregoi për një nga fobitë më të çuditshme të dëgjuara ndonjëherë. Ajo ka fobi  letrën. “Kur lexoj duhet të kem afër ujë, për të larë duart vazhdimisht,” tha Megan.

1 – Nicole Kidman – Aktorja gjithashtu është viktimë e një frikë të çuditshme të quajtur “ledipopterofobia”,  që është frika nga fluturat. “Nuk kam frikë nga gjarpërinjtë, por nga fluturat”.

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori