LAJMI I FUNDIT:

Fnatic pezullon lojtarin e tyre të Valorant pas komenteve që ai bëri për luftën në Ukrainë

Fnatic pezullon lojtarin e tyre të Valorant pas komenteve që ai bëri për luftën në Ukrainë

Organizata e eSports Fnatic me bazë në Londër ka nisur një hetim mbi komentet që lojtari i tyre rus Andrey “BraveAF” Gorchakov bëri për luftën në Ukrainë.

BraveAF u akuzua për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës më herët.


Sot u zbuluan pamjet e teksteve që ai kishte me një person tjetër, ku shkruhej se ai përkrahë pushtimin e Ukrainës.

Fnatic ka pezulluar Andrey ‘BraveAF’ Gorchakov, i cili iu bashkua ekipit në fillim të vitit 2022, ndërkohë që ata kryejnë hetimin.

Organizata tha në një përditësim në Twitter vetëm tani se ata janë të vetëdijshëm për situatën dhe “do të kenë përditësime të mëtejshme në listën Valorant në ditët në vijim”.

Ndërkaq lojtari profesionist që atëherë i është përgjigjur imazheve në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se mesazhet ishin të së enjtes, 24 shkurt, dhe ishin pjesë e një bisede që ai po bënte me një mik ukrainas. 24 shkurt shënoi fillimin e pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës nga Rusia.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori