LAJMI I FUNDIT:

“Fluturon” me Ferrari në një tunel në Turqi, lëviz me 368 kilometra në orë – madje i publikon pamjet

“Fluturon” me Ferrari në një tunel në Turqi, lëviz me 368 kilometra në orë – madje i publikon pamjet

Shpesh kur lexojmë të dhënat teknike të prodhuesit italian nga Maranello e Italisë, mbesim duke i fërkuar sytë. Veturat e Ferrarit mund të jenë shumë të shpejta.

Një rast i tillë është modeli F8 Tributo që më nuk është në ofertë, por që ka motorin 3.9 litërsh V8 që prodhon 720 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme, e sipas prodhuesit italian, kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2.9 sekonda.

Ndërkaq shpejtësinë nga 0-200 kilometra në orë e kap për 7.8 sekonda. Ferrari gjithashtu ka bërë të ditur se shpejtësia maksimale e F8 Tributo mund të shkojë në 340 kilometra në orë.

Por pronari i një veture të tillë ka mendim ndryshe sa i përket shpejtësisë së “bishës” italiane. Me t’u futur në një tunel në Turqi, ai shkeli deri në fund pedalin e gazit, dhe sipas instrument tabelës ka lëvizur me 368 kilometra në orë.

Në ato momente veturat që i parakalonte, dukej sikur ishin të ndalura, e dritat e tunelit “verbonin” sytë e të gjithë atyre që e shikonin videon e postuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Si të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë

Si të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë

Auto
Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!

Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!

Auto
Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!

Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!

Auto
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

EVs
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

Auto
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
Kalo në kategori