LAJMI I FUNDIT:

Floyd Mayweather me partneren shpërfaqin dashurinë e tyre në tribuna, ndërsa vesh një palë xhinse të çuditshme ngjyrë rozë

Floyd Mayweather me partneren shpërfaqin dashurinë e tyre në tribuna, ndërsa vesh një palë xhinse të çuditshme ngjyrë rozë

Floyd Mayweather shpërfaqi dashurinë e tij me Gallienne Nabila, ndërsa çifti ndoqi një lojë basketbolli NBA në Los Angeles të dielën.

Boksieri, 46 vjeç, u afrua me Gallienne, 25 vjeçe, ndërsa ata ndoqën ndeshjen e fundit midis Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks në “Crypto.com Arena”.


Gallienne u fotografua duke mbështetur këmbët e saj tek Floyd, teksa shkëmbenin puthje pasiononte, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, boksieri mund të shihej duke e përkëdhelur butësisht këmbën e saj, pasi dyshja nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Floyd kishte veshur një palë xhinse të çuditshme ngjyrë rozë, së bashku me një bluzë me printe të zeza.

Ai e mbuloi pamjen e tij me një sërë gjerdanesh me zinxhir varëse dhe vendosi në duar një orë të përshtatshme – dhe dukej i zënë në telefonin e tij.

E dashura e tij mahnitëse tregoi linjat e saj të tonifikuara teksa veshi pantallona ngjyrë krem me detaje të prera.

Modelja e Instagramit kishte veshur gjithashtu një bluzë kremi dhe i dha lartësisë së trupit disa centimetra shtesë me një palë taka.

Gallienne i shtoi më shumë shkëlqim pamjes së saj me një gjerdan të shkëlqyeshëm prej ari dhe diamante, si dhe byzylykë.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme të fytyrës me një grim magjepsës dhe la flokët e saj të lëshuara në njërën anë.

Floyd dhe influencuesja Gallienne janë në lidhje që nga vera e vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori