LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez: PSG iu është përgjigjur ofertës tonë për Mbappen dhe atë vrazhdë

Florentino Perez: PSG iu është përgjigjur ofertës tonë për Mbappen dhe atë vrazhdë

Të martën pasdite, Real Madridi bëri një ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së për yllin e tyre, Kylian Mbappe.

Oferta ishte 160 milionë euro, gjë që sot është konfirmuar nga vetë drejtuesit e PSG-së se është refuzuar.


Këtë gjë e ka konfirmuar dhe komentuar edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

“PSG tashmë i është përgjigjur ofertës sonë dhe përgjigja e tyre ishte e vrazhdë”, ka thënë Perez për gazetarin Josè Manuel Moreno të “Velevisa TV”.

Duket se 160 milionë euro janë shumë pak, pasi PSG nuk dëshiron të dëgjojë ofertë nën 215 milionë euro, çmimi që është paguar për francezin. /Telegrafi/