LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez ka larguar 13 trajnerë në 16 vite presidencë

Florentino Perez ka larguar 13 trajnerë në 16 vite presidencë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, me shkarkimin e Julien Lopeteguit e ka dërguar numrin në 13 trajnerë të shkarkuar.

Me këtë, Perez iu afrua presidentit legjendar të ” Mbretërve”, Santigao Bernabeut, me numrin më të madh të trajnerëve të shkarkuar gjatë mandatit të tij,


Bernabeu si ish- presidenti i Los Blancos ka hequr 16 trajner në 34 vjet të presidencës së tij.

Trajneri që i mbijetoi ishte vetëm Miguel Munoz që arriti të qëndrojë për 14 sezone.

Ramon Encinas, Jacinto Quincoces dhe Baltasar Albeniz (dy herë rikthim), Michael Keeping, Hector Scarone, Juan Antonio Ipina, Enrique Fernandez, Jose Villalonga, Luis Carniglia, Manuel Fleitas Solich, Munoz, Luis Moloëny (d herë) dhe Miljan Miljanic ishin ata që u larguan nga Bernabeu.

Perez  në mandatin e tij të parë si presidenti i Real Madridit (2000-2006), ka larguar gjashtë trajnerë.

Vicente del Bosque qëndroi për tre vjet, por në tre vitet e ardhshme, ekipi u trajnuan nga Carlos Queiroz, Jose Antonio Camacho, Mariano Garcia Remon, Vanderley Luxemburgo dhe Juan Ramon Lopez Caro.

Ndërmjet viteve 2009 dhe 2018 janë larguar Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Carlo Ancellotti dhe Zinedine Zidane, u larguan pas përfundimit të sezonit, ndërsa kontratat në mes i përfunduan Rafael Benitez dhe Julien Lopetegui.

Edhe presidenca e Lorenzo Sanz , nga viti 1995 në vitin 2000, ishte një periudhë e paqëndrueshmërisë së madhe me Jorge Valdanon, Vicente del Bosquen, Arsenio Iglesias, Fabio Capello, Jupp Heynckes, Jose Antonio Camacho, Guus Hiddink, John Toshack dhe Del Bosque (i rikthyer), u larguan nga stoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori