LAJMI I FUNDIT:

Florence Pugh synon karrierë në muzikë – planifikon të publikojë një album

Florence Pugh synon karrierë në muzikë – planifikon të publikojë një album

Florence Pugh ka zbuluar planet e saj për të nxjerrë një album muzikor dhe tha se kishte synuar për t’u bërë këngëtare kur ajo ishte adoleshente.

Aktorja, 26 vjeçe, tha se ka shkruar disa këngë për një film të ardhshëm pasi ‘humbi besimin’ në interpretimin e muzikës nga mungesa e praktikës.

Ajo pranoi se kur ishte fëmijë, gjithmonë mendonte se do të bëhej këngëtare, sepse e ndjente si një zgjedhje karriere më e ‘arritshme’.

Foto: Getty Images

Si adoleshente, Florence e filloi karrierën e saj muzikore duke postuar video në YouTube me emrin Flossie Rose dhe planifikoi ta ndiqte më tej.

Por Florence në vend të kësaj shkoi në aktrim dhe bëri debutimin e saj në ekranin e madh në 2014 në filmin “The Falling” kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Më pas ajo fitoi një rol në filmin “Lady Macbeth” të 2016-ës, i cili e ngriti në qiell karrierën e saj, shkruan DailyMail.

“Për mua të qenit aktor ishte shumë larg. E dija se mund ta bëja, por nuk dija si të arrija atje. Ndërsa unë me kitarën time duke u incizuar dhe duke publikuar në YouTube, duke performuar në skenë dhe duke bërë koncerte ishte shumë më e arritshme”, tha ajo në BBC Radio 4 “This Cultural Life”.

“Pra, kjo ishte gjithmonë gjëja që mendoja se do të bëja dhe më pas bëra audicion dhe thjesht shkoi plotësisht 180 gradë”, u shpreh aktorja.

Edhe pse ajo ndoqi një karrierë në aktrim, Florence tha se tani po i rikthehet dashurisë së saj për muzikën dhe ka shkruar ‘disa këngë’ për filmin e saj të ardhshëm, që pritet të dalë në mars.

Kur u pyet nëse ata mund të evoluojnë në një album të plotë, ajo u përgjigj: ” Po, unë mendoj kështu”.

Ylli i “Don’t Worry Darling” pranoi se ajo ka ‘humbur besimin’ në të kënduar për shkak të mungesës së praktikës, por dëshiron t’i kthehet performancës.

“Unë synoj të vazhdoj atë marrëdhënie me producentët dhe kam ndërmend të lansoj muzikë”, vazhdoi ajo.

“Më mungon muzika dhe më mungon performanca. Kam humbur besimin në të sepse nuk e kam bërë. Dhe e di që nëse nuk e bëj, mungesa e besimit vetëm sa do të përkeqësohet dhe unë thjesht duhet ta bëj atë”, tha tutje Florence.

Ajo gjithashtu diskutoi presionet e famës dhe të thashethemeve, duke zbuluar se ish-partneri i saj, Zach Braff i kishte thënë që të ndalonte së kërkuari emrin e saj në Google për të mos parë gjëra të dëmshme në mediat sociale.

Florence është nominuar për çmime të shumta, duke përfshirë një “Oscar” dhe “Bafta”, për performancën e saj të vlerësuar nga kritikët në “Little Women”.

Ajo është e njohur për filmat duke përfshirë “Midsommar”, “Lady Macbeth” dhe aventurën e Marvel, “Black Widow”.

Ajo gjithashtu luajti rolin kryesor në adaptimin televiziv të “The Little Drummer Girl” të John Le Carre dhe së fundmi luajti në dramën irlandeze të shekullit të 18-të “The Wonder”.

Florence kohët e fundit kishte reflektuar gjithashtu në fillimet e karrierës së saj duke pretenduar se nga industria e filmit donin të ndryshonin ‘peshën dhe pamjen’ e saj si një aktore e re. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori