E ardhmja e Marcus Rashford te Barcelona mbetet e pazgjidhur, ndërsa një zhvillim i papritur te Manchester United rrezikon ta ndërlikojë vendimin e klubit katalanas për aktivizimin e opsionit të blerjes.

Barcelona ka një opsion për ta nënshkruar Rashfordin në mënyrë të përhershme për 30 milionë euro dhe brenda klubit, ekziston konsensus sportiv se anglezi ka ofruar atë që pritej.


Hansi Flick e vlerëson shkathtësinë e tij në të tri pozicionet e sulmit, përvojën në mjedise me presion të lartë dhe thellësinë që i sjell skuadrës. Edhe dhoma e zhveshjes ka reaguar pozitivisht ndaj integrimit dhe angazhimit të tij.

Megjithatë, barra financiare e këtij operacioni mbetet shqetësuese, duke pasur parasysh kufizimet e vazhdueshme të Barcelonës në fondin e pagave.

Faktori që e ndërlikon situatën është Michael Carrick. Trajneri i Manchester United, sipas raportimeve, ka nënshkruar një zgjatjeje kontrate në “Old Trafford” për dy vite, ndërsa marrëdhënia e tij me Rashfordin konsiderohet e shkëlqyer.

Carrick ka qenë prej kohësh një nga admiruesit më të zëshëm të sulmuesit anglez, duke e përshkruar më parë atë si një talent të aftë për të vendosur ndeshjet në nivelin më të lartë.

Me Carrick që po konfirmohet, Man United pritet të ngurtësojë qëndrimin sa i përket të ardhmes së Rashford, duke hapur potencialisht derën për një rikthim të tij në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app