LAJMI I FUNDIT:

Flet avokati i Valdrin Sahitit: Lajmi për arrestimin e tij në Turqi është i pavërtetë, ai ndodhet në Dubai

Flet avokati i Valdrin Sahitit: Lajmi për arrestimin e tij në Turqi është i pavërtetë, ai ndodhet në Dubai

Stilisti i njohur nga Prishtina, Valdrin Sahiti, është kthyer të enjten në personazhin publik më të diskutuar të momentit.

Kjo pasi në disa media online, u raportua se i njëjti ishte kapur nga autoritetet turke me posedim të substancave narkotike në Aeroportin e Stambollit, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike.


Megjithatë këto akuza po i hedhë poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një bisedë për Telegrafin ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mes raportimeve se mund të jetë arrestuar në Turqi, publikohen fotografi të Valdrin Sahitit në Dubai nga Instagrami i tij
Lexo po ashtu Mes raportimeve se mund të jetë arrestuar në Turqi, publikohen fotografi të Valdrin Sahitit në Dubai nga Instagrami i tij

“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, tha Berisha për Telegrafin.

Valdrin Sahiti në Dubai (Foto: Valdrin Sahiti/Instagram)

Më tej ai theksoi se ka pasur vetëm një ngatërrese të vogël sa i përket një çante, të cilën ai e ka harruar në aeroport.

“Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.

Besnik Berisha, avokat i silitistit Valdrin Sahitit (Foto: Besnik Berisha/Facebook & Valdrin Sahiti/Instagram)

Desenjatori Sahiti përndryshe është i pajisur me pasaportë diplomatike që nga viti 2021, nën arsyetimin që si emër që ka promovuar Kosovën në fushën e modës nëpër botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori