LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari dhe Drenica ndajnë pikët

Flamurtari dhe Drenica ndajnë pikët

Flamurtari dhe Drenica kanë ndarë pikët duke barazuar 0-0 në një ndeshje që nuk munguan rastet.

Pjesa e parë solli disa raste të mira, ku portierët ishin në formë të lartë.


Shend Kelmendi kishte dy raste në pjesën e parë për prishtinas, por Arjon Imeri në të dy rastet ishte në vendin e duhur.

Për Drenicën rastin më të mirë e kishte Armend Abazi, që ishte i vetëm me Flamur Nezirin.

Në pjesën e dytë rrezikoi Berbatovci në minutën e 50-të, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Për Drenicën rrezikuan Diar Prokshi dhe Kreshnik Uka, por as këta nuk ishin të saktë.

Flamurtari dhe Drenica kanë tani nga 39 pikë. /Telegrafi/