LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Rangnick si trajner i Manchester United

Fjalët e para të Rangnick si trajner i Manchester United

Ralf Rangnick është deklaruar për herë të parë si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Strategu gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq, e që do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni.


Gjermani ka thënë se është tejet i emocionuar që po i bashkohet Unitedit, derisa shpreson që së bashku të arrijnë gjëra të mëdha.

Zyrtare: Rangnick është trajner i përkohshëm i Manchester United
Lexo po ashtu Zyrtare: Rangnick është trajner i përkohshëm i Manchester United

“Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe tashmë jam i fokusuar ta bëj këtë një sezon fitues. Skuadra është plot me talentë dhe ka përzierjen e duhur të lojtarëve ekspertë dhe atyre të rinjë.

“Të gjithë përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të shërbejnë për të përmirësuar këta lojtarë për të nxjerrë në pah të gjithë potencialin që kanë, individualisht ashtu edhe si ekip. Përveç kësaj unë do ta ndihmoj klubin në një projekt afatgjatë si konsulent”, ka thënë Rangnick.

Gjermani më pas do të ketë edhe dy vite të tjera si konsulent në klub, derisa për pozitën e trajnerit për edicionin 2022/2023 në listën e Unitedit thuhet se janë emrat si, Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori