LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Lionel Messit për Jose Mourinhon do të bëjnë jehonë në të gjithë botën: Ai është njeri i mirë, më bën gjithmonë të qesh

Fjalët e Lionel Messit për Jose Mourinhon do të bëjnë jehonë në të gjithë botën: Ai është njeri i mirë, më bën gjithmonë të qesh

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka zbuluar emrat e dy trajnerëve që nuk e kanë trajnuar kurrë dhe për të cilët ka respekt të jashtëzakonshëm dhe vetëm fjalë lavdërimi.

Është veçanërisht e habitshme se si ai foli për ekspertin portugez Jose Mourinho.

“I respektoj të gjithë trajnerët, por kam respekt të veçantë për Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho”.


“Më kujtohet Ferguson që më përqafoi dhe më puthi në ballë edhe pasi mposhtëm Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai më thoshte gjëra në atë moment që unë nuk i kuptoja, por gjuha e tij e trupit më tregoi se sa i madh është ai njeri me të vërtetë”, ka thënë Messi.

Pas kësaj, ai pati edhe fjalë lavdëruese për Jose Mourinhon, gjë që është veçanërisht interesante pasi prej vitesh spekulohet se mes tyre ka pasur armiqësi.

Oferta e çmendur për Messin, sa dyfishi i rrogës së Ronaldos
Lexo po ashtu Oferta e çmendur për Messin, sa dyfishi i rrogës së Ronaldos

“Unë e dua shumë Mourinhon. Ai më bën të qesh sa herë që përballem me skuadrat e tij. Ai gjithmonë vjen me diçka për të më bërë të qesh. Kur ai ishte në Real Madrid, ne ishim në ngrohje dhe ai më tha: ” Hej, Leo, ti ke veshur fanellën e gabuar dhe je në anën e gabuar. Shko në dhomën e zhveshjes, merr fanellën e bardhë dhe bashkohu me Ronaldon në stërvitje”, tregon Messi.

Argjentinasi tregon pse Mourinho ia ka fituar zemrën dhe gjestet që ka bërë gjatë ndeshjeve.

“Sa herë që luaja kundër ekipeve të tij, më parë Interit apo Real Madridit, ai ishte gjithmonë shumë qesharak, por edhe një njeri i mirë. Ai dinte të më tërhiqte mënjanë dhe të thoshte diçka që nuk mund t’i tregoja askujt”, ka thënë Messi.

Messi aktualisht është te PSG dhe ditëve të fundit është përfolur shumë për faktin se në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Barcelona dhe se në atë klub do ta përfundojë karrierën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

Ndërkombëtare
Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Ligat tjera
Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Ndërkombëtare

"Shumë njerëz kanë folur shumë keq për Chelsean gjatë gjithë sezonit" - Palmer flet pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

La Liga
Kalo në kategori