LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Kupës së Botës me Francën kritikon paraqitjen e Mbappes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Fituesi i Kupës së Botës me Francën kritikon paraqitjen e Mbappes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe është kritikuar ashpër pas paraqitjes së tij në humbjen 3-2 të Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Parc des Princes.

PSG-ja tani udhëton në Kataluni për ndeshjen e dytë çerekfinale të javës së ardhshme, ku i duhet një fitore për të ruajtur çdo shpresë për titullin evropian këtë sezon.

Mbappe pritej të ishte katalizatori për PSG-në pasi Barcelona zbarkoi në Paris, por ai u ‘prangos’ nga mbrojtja e mysafirëve.


Notat e lojtarëve, PSG 2-3 Barcelona:  Raphinha lë në hije të gjithë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, PSG 2-3 Barcelona:  Raphinha lë në hije të gjithë

Krahas dështimit për të shënuar, Mbappe pati vështirësi gjatë gjithë ndeshjes dhe PSG përballet me një detyrë të vështirë në ndeshjen kthyese në Barcelonë.

Ish-reprezentuesi francez dhe fituesi i Kupës së Botës, Christophe Dugarry, ka kritikuar ashpër performancën e Mbappes, përpara ndeshjes së kthimit.

“Ai tregoi më të keqen e futbollit dhe më të keqen e një lojtari të nivelit të lartë. Mund të humbasësh pasime, driblime dhe të kesh një ditë të keqe, por qëndrimi i tij ishte skandaloz, kishte mungesë respekti”, ka thënë Dugarry për RMC Sport.

Pretendohet se përplasja Vinicius Jr-Mbappe është ‘e pashmangshme’ te Real Madridi
Lexo po ashtu Pretendohet se përplasja Vinicius Jr-Mbappe është ‘e pashmangshme’ te Real Madridi

Komentet e Dugarryt vijnë si pjesë e narrativës më të gjerë që rrotullohet rreth Mbappes përpara fillimit të sezonit të ri, ndërsa ai përgatitet të lëvizë nga Parisi për t’iu bashkuar Real Madridit.

Nëse PSG eliminohet nga Liga e Kampionëve në ditët në vijim, kjo mund të sjellë potencialisht konfirmimin e transferimit të tij te Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori