LAJMI I FUNDIT:

Fitorja, qëllimi kryesor i Kosovës përballë Moldavisë për të qëndruar në Ligën C të Ligës së Kombeve

Fitorja, qëllimi kryesor i Kosovës përballë Moldavisë për të qëndruar në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kosova pësoi humbje 2-1 në udhëtim te Sllovenia, duke rrezikuar kështu qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ u gjenden në epërsi në Lubjanë, mirëpo vendasit arritën të përmbysnin rezultatin në sekondat e fundit të takimit, me një penallti që cilësohet si e paqenë.


Tanët do të zhvillojnë takimin e fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve më 18 nëntor, si nikoqir i Moldavisë.

Qëllimi kryesor i Përfaqësueses tonë në këtë sfidë do të jetë fitorja, ose më së paku barazimi, për të vazhduar qëndrimin edhe në sezonin e ri të garës më të re të UEFA-s.

Kosova kishte barazuar 1-1 ndaj Moldavisë në takimin e zhvilluar në Palermo të Italisë, e që ishte takimi i parë i sezonit të dytë të Ligës së Kombeve.

Tanët do të presin moldavët të mërkurën e javës së ardhshme nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e që shpresojnë të shënojnë edhe fitoren e parë, në këtë sezon që ishte për t’u harruar, shkaku që kishim dy barazime dhe tri disfata.

Sllovenia është lider i Ligës C, Grupit 3 me 13 pikë, Greqia me 11, Kosova me dy dhe Moldavia me një sosh. /Telegrafi/

Foto: FlashScore/Prsc