Peja vazhdon me fitore. Verdhezinjtë kanë mundur si mysafir Bashkimin me rezultat 67:72 (19:22, 15:17, 20:16, 13:17), në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Reklama

Dhjetë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, ndërsa epërsinë më të lartë e arritën pejanët, 17:22, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:22.

Vendasit ngushtuan rezultatin në 28:29, por shtatë pikë radhazi nga mysafirët, bënë që të kenë epërsinë më të lartë në ndeshje deri në ato momente, 28:36, kurse pjesa e parë përfundon 34:39.

Prizrenasit nuk dorëzohen dhe rikthehen në lojë, ku më pas zhvillohet ndeshje e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:55.

Reklama

Në çerekun e fundit u zhvillua dramë deri në fund, ku verdhezinjtë ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 67:72.

Reklama

Peja regjistroi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenasit kanë dy fitore e katër humbje.