LAJMI I FUNDIT:

Fitore spektakolare e Dortmundit ndaj Schalkes pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi

Fitore spektakolare e Dortmundit ndaj Schalkes pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi

Borussia Dortmundi e ka marrë fitoren  e parë pas rikthimit të Bundesligës që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit nga mesi i muajit mars.

Verdhëezinjët fituan me rezultat bindës 4-0 ndaj Schlakes në kuadër të javës së 26-të në ligën gjermane.


Golin e parë për Dortmundit dhe për Bundesligën që nga rikthimi prej pandemisë botërore, e shënoi Erling Haaland që shënoi në minutën e 29-të nga një asistim i Thorgan Hazard.

Kur po përfundonte pjesa e parë, Raphael Guerreiro (45′) e dyfishoi epërsinë për vendasit, derisa Julian Brandt ishte në rolin e asistuesit.

Në të dytën, Dortmundi ishte sërish në zjarr, duke e trefishuar rezultatin me anë të Hazard, që shënoi në minutën e 48-të, derisa Brand ishte përsëri në rolin e asistuesit.

Guerreiro (63′) arriti të realizonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim dhe të katërtin për skuadrën e tij, me një asistim të bukur nga Haaland.

Kjo sfidë u përmbyllë me këtë rezultat (4-0), gjersa Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 54 pikë, një më pak se Bayerni, ndërsa në javën e 27-të do të takohen me Wolfsburgun, derisa Schalke do të ketë punë me Augsburgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori