LAJMI I FUNDIT:

Fitore me goleadë e Llapit ndaj Trepçës ‘89

Fitore me goleadë e Llapit ndaj Trepçës ‘89
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Skuadra e Llapit ka regjistruar fitore të thellë (5-0) dhe shumë të rëndësishme përballë Trepçës ’89 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Vendasit e nisën furishëm takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 19-të me golin e Edon Sadriut, i cili përfitoi nga një gabim i portierit mysafir.


Muhamed Hyseni e dyfishoi epërsinë (43’), kurse Sadriu me golin e dytë personal (44’) bëri që skuadra e tij të shkonte në pushim me epërsi prej 3-0.

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Nikoqirët nuk u ndalën me kaq. Ata shënuan edhe në gjysmën e dytë. Pas një harkimi nga Gentrit Begolli, Elvis Prençi realizoi me kokë golin e katërt (64’).

Një gol me kokë e shënoi edhe Adonis Aliu (88’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Llapit pas 11 ndeshjesh të zhvilluara këtë edicion, ndërsa numëron tetë pikë dhe është ngjitur në pozitën e parafundit në tabelë, me dy pikë më shumë se Besa që tash pozicionohet në fund.

Për Trepçën ’89 kjo ishte humbja e gjashtë sezonale dhe me 14 pikë qëndron në vend të gjashtë në tabelë. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori