LAJMI I FUNDIT:

Fitore e rëndësishme e Interit (Video)

Fitore e rëndësishme e Interit (Video)

Inter ka arritur të shënoi një fitore tejet të rëndësishme nga udhëtimi në Sassuolo.

Skuadra e Stefano Piolit ka vuajtur por ka marrë tri pikë të arta për tu kthyer në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.


‘Neroazzurrët’, shënuan fitore minimale 0-1 falë një gol nga Antonio Candreva.

Pjesa e parë në fakt përfundoi ashtu siç filloi, pa gola 0-0. 

Me të filluar pjesa e dytë, Inter arriti të shënoi edhe golin e parë në këtë sfidë.

Ishte sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi që asistoi tek Antonio Candreva i cili me një goditje të saktë mposhti portierin vendas për 0-1.

Deri në fund të kësaj ndeshje, të dyja skuadrat provuan të shënonin gol, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Fitorja ndaj Sassuolos ishte e dyta radhazi për Interin, që javën e kaluar mposhti Genoan 2-0.

Pas kësaj fitore, Inter zë pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë të tubuara, tetë më pak se Roma e vendit të dytë dhe gjashtë më pak se Milani në pozitën e tretë.

Kujtojmë që synimi i Interit është të zë njërin nga vendet që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hNi1rlElQHw