Peja nuk e pati fare të vështirë kundër skuadrës së fundit në tabelë, ndërsa trajneri Boris Kurtovic iu dha hapësirë edhe lojtarë të rinj.

Më i dalluari te verdhezinjtë ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë, teksa edhe Samir Shaptahoviq u rikthye me një double-double prej 17 pikëve e 10 asistimeve.


Me këtë fitore Peja merr kryesimin në tabelë me 23 pikë, dy pikë më shumë se Sigal Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bashkimi në anën tjetër arriti ta fitojë ndeshjen kundër Vëllaznimit në çerekun e katërt, pasi deri në ato momente skuadra gjakovare kishte epërsinë në shumicën e kohës. Ndeshja përfundoi me rezultat 81-71. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app