LAJMI I FUNDIT:

Fitoi një Toyota si lojtari më i mirë i ndeshjes në vitin 1981 – legjenda e futbollit Zico ende e vozitë veturën me të cilën ka shumë histori

Fitoi një Toyota si lojtari më i mirë i ndeshjes në vitin 1981 – legjenda e futbollit Zico ende e vozitë veturën me të cilën ka shumë histori

Legjenda e Brazilit, Zico ende drejton një Toyota Celica, që e fitoi si shpërblim për çmimin “Lojtari i ndeshjes” kundër Liverpoolit në finalen e Kupës Intercontinental të vitit 1981.

Zico që në atë kohë luante te Flamengo që fituan 3-0 ndaj Liverpoolit, mori një makinë nga sponsori kryesor, prodhuesi japonez i njohur i veturave.

Zico mori një Toyota Celica, me vlerë rreth 10,000 dollar, që iu dhurua nga gjigantët japonezë të makinave pas ndeshjes në Stadiumin Kombëtar në Tokio ku u zhvillua edhe ndeshja.

Dhe ikona braziliane ende zotëron edhe sot makinën, madje e vozitë atë në rrugët e Rio de Janeiros.

“Unë tashmë kam marrë shumë oferta për të shitur Celican, por nuk më shkoi kurrë në mendje”.

“Është një trofe i shkëlqyeshëm, një kujtim fantastik, është gara më e rëndësishme që Flamengo e ka fituar deri më tani”.

“Makina është në shtëpi dhe po punon shumë mirë, gjithçka është normale. Dhe do të qëndrojë atje përgjithmonë për sa kohë që jam gjallë”, ka deklaruar Zico.

Mes viteve 1980-2014, Toyota ishte sponsor zyrtar i Kupës Ndërkontinentale, tani e njohur më mirë si Kupa e Botës për Klube që organizohet nga FIFA.

Normalisht, kush ishte lojtari më i mirë në fushë merrte një makinë me vete në shtëpi.

Shpesh, fituesi i ndeshjes shiste makinën dhe e ndante fitimin me shokëve të tij të skuadrës. Sidoqoftë, Zico e donte si kujtim dhe nuk e shiti.

“Toyota donte që unë ta merrja makinën në Brazil, por për shkak të importit të mbyllur në atë kohë kjo u vonua”.

“Unë me të vërtetë doja ta sillja Celica si një trofe”, tregon Zico për Autoesporte.

Midis viteve 1976-90, vetëm njerëzit që punonin për ambasada dhe konsullata e kishin të lejuar të merrnin automjete nga jashtë.

“Për të sjellë Celica, unë duhej të kërkoja ndihmë nga disa njerëz, të tillë si Ministri i Financave në atë kohë, Francisco Dornelles, Carlos Langoni, presidenti i Bankës Qendrore dhe Marcio Braga, i cili ishte presidenti i Flamengo nga 1977 deri 1980 ”, tregon Zico.

Zico e fitoi makinën në vitin 1981, por nuk e mori deri në prill 1983 pasi u zgjidh burokracia.

Në atë kohë, mesfushori ishte duke luajtur te Udinese në Serie A.

Për koincidencë, makina që ai mori nuk ishte ajo që ishte ulur në Stadiumin Kombëtar të Tokios – Celica ST.

Zico iu dha një më e re – Celica 2.0 GT – gjenerata e tretë e modelit që kishte një motor 2.0 me 145 kuaj fuqi.

Ylli i Kupës së Botës të vitit 1982, nuk u ul pas timonit të Toyotas së tij deri në vitin 1985, kur u kthye në Rio.

Për dy vjet ishte në duart e sigurta të vëllait të tij Edu. “Ai e përdori Celican”, bën shaka Zico.

Ikona braziliane ende e pëlqen të qëndrojë pas timonit të çmimit të tij të dashur, por ka një ankesë.

“Timoni nuk është hidraulik dhe është shumë i rëndë, kështu që kur jam në Brazil dhe dua të bëj stërvitje me pesha, dal jashtë duke drejtuar Celican”, e thotë me shaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori