LAJMI I FUNDIT:

Fitime të çmendura pas trilogjisë, ja sa kanë fituar Fury e Wilder pas përballjes së tretë mes tyre

Fitime të çmendura pas trilogjisë, ja sa kanë fituar Fury e Wilder pas përballjes së tretë mes tyre

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë ndaj Deontay Wilder në një meç të jashtëzakonshëm në Las Vegas.

Ka qenë një meç fantastik ku pati plot katër KO, dy për Fury dhe dy të tjera për Wilder.


Në fund Fury fitoi pasi në raundin e 11-të e nokautoi amerikanin i cili më nuk mund të ngritej.

Por kjo përballje i  ka sjellë edhe të ardhura rekorde dy boksierëve, pasi ata kanë fituar miliona dollar.

Boksieri britanik i kishte të garantuara 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime.

Ndërkohë, Wilder, që pësoi humbje i kishte të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet.

Kjo është shuma e madhe që boksierët kanë fituar nga tri përballjet që kanë pasur mes vete.

Sa fituan në luftimet e tyre të mëparshme?

Herën e parë që ata luftuan në vitin 2018, boksierëve thuhet se iu garantuan katër milionë dollarë (Wilder) dhe tre milionë dollarë (Tyson).

Në luftën e tyre të dytë në vitin 2020, të dy luftëtarëve iu garantuan një çantë prej pesë milionë dollarë plus një përqindje e fitimeve të paguara për shikim.

Të dy boksierët u kthyen në shtëpi me një shumë prej rreth 25 milionë dollarë pasi u shtuan aty edhe PPV.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori