LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjollës: Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet

Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjollës: Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet
Foto: Fisnik Syla/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit në mëngjesin e 19 korrikut.

Arrestimi i saj erdhi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, meqë mbi këngëtaren rëndon një dënim disa vjeçar i shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.

Që prej rastit e deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga vet këngëtarja lidhur me ngjarjen.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Mirëpo të mërkurën në mbrëmje ishte bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, shprehur mbështetjen e tij për gruan me të cilën u martua këtë vit.

Ai ka zgjedhur një fotografi të çiftit nga martesa në Ishujt Maldive, ku Fisniku shihet i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Fjolla me fustanin e bardhë të nusërisë.

Foto: Fisnik Syla/Facebook

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në Facebook.

I njëjti më pas publikoi edhe një tjetër ‘selfie’ të çiftit, të realizuar para pasqyrës në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. /Telegrafi/

Foto: Fisnik Syla/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori