LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina mesazh Barcelonës dhe Arsenalit, të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Amrabat

Fiorentina mesazh Barcelonës dhe Arsenalit, të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Amrabat

Barcelona e donte Sofyan Amrabatin në afatin e janarit, por Fiorentina refuzoi ofertën e tyre, ndërsa tani gjërat mund të ndryshojnë në verë.

Mesfushori 26-vjeçar maroken u bë i njohur në skenën botërore pasi luajti një rol të madh në suksesin historik të Marokut drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Botës në Katar, duke luajtur çdo minutë dhe duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe klubet në mbarë botën.

Një lëvizje në janar dukej e mundshme, por Viola nuk dëshironte të humbiste yllin e tyre.


Siç shkruan Calciomercato.com, Fiorentina nuk kishte ndërmend të pranonte ofertën e Barcelonës për huazim me opsion blerjeje për Amrabat, pavarësisht presionit nga lojtari dhe rrethimi i tij.

Lojtari donte të ikte, por tani ka kërkuar falje dhe ka rregulluar marrëdhënien e tij me klubin pjesërisht.

Fiorentina është e gatshme të dëgjojë ofertat për Amrabat gjatë verës dhe të japë dritën jeshile për shitje, duke dërguar një sinjal të rëndësishëm për klubet e interesuara si Barcelona dhe Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori