LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina – Juventus, formacionet zyrtare

Fiorentina – Juventus, formacionet zyrtare

Fiorentina dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafirëve e klubit Viola në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A, e cila zhvillohet në Artemio Franchi nga ora 15:00.


Skuadra e Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve të mëdha, edhe pse të vështira, dhe pret ta vazhdojë serinë pozitive.

Në anën tjetër, vendasit kanë dy humbje në dy ndeshjet e para të Serie A dhe synojnë të marrin pikët e para në ndeshjen para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fiorentina: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Castrovilli, Pulgar, Badelj; Dalbert, Chiesa, Ribery

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Costa, Higuain, Ronaldo

/Telegrafi/