LAJMI I FUNDIT:

Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet në muajin shkurt, FBK shpall konkurs për organizmin e kësaj ngjarje

Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet në muajin shkurt, FBK shpall konkurs për organizmin e kësaj ngjarje

Final 8 Kupa e Kosovës për edicionin 2023/24 do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit 2024.

E për këtë Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs me skuadrat që duan ta marrin përsipër organizmin e Kupës së Kosovës.


Në bazë të nenit 23 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i FBK-së shpall:

KONKURS

për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2023/24 që zhvillohet në datat 13-17 Shkurt 2024.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës (meshkuj/femra) dhe ti transferoj të hollat para fillimit të eventit tek FBK;
f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet;
h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 08.01.2024, në ora 17:00.

Aplikimet për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës 2024 do të mund të dorëzohen në email adresën: office@basketbolli.com

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori